Bota

Autobusi bie nga 40 metra lartësi në Indi, dhjetra të vdekur…

Një autobus i tejmbushur me rreth 60 pasagjerë ka dalë sot papritur nga rruga duke rënë në humnerë rreth 40 metra të thellë në veri të Indisë.

Aksidenti tragjik ndodhi në zonën Almora të shtetit Uttarakhand, dhe sipas raportimeve 36 njerez kane vdekur por edhe nga të mbijetuarit shumë kanë plagë të rënda, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Mjeti raportohet se kishte vetëm 42 vende formale pasagjerësh por transportonte rreth 60.

Nuk dihet ende shkaku i daljes së papritur nga rruga të automjetit por zyrtarët thanë se nuk ishte në gjendje të mirë teknike.

Pamjet nga fundi rrëpirës tregonin autobusin e shtrembëruar nga goditjet e rrëzimit tragjik nëpër shkëmbinj.

Pjesa e përparme e motorit dukej e shkatërruar ndërsa një numër i madh fshatarësh kishin ardhur për të ndihmuar viktimat.

Mjeti udhëtonte drejt zonës Ramnagar kur shoferi kishte humbur kontrollin mëngjesin e sotëm.

Kryeministri indian Narendra Modi dërgonte ngushëllime për familjarët e viktimave dhe njoftoi kompensime prej 200,000 rupi ($2000) për familjet.

Për fat të keq një numër aksidentesh fatale në transportin publik kanë ndodhur në Indi muajt e fundit, disa prej të cilëve nga gjendje te papritura shëndetësore të drejtuesve.

Një aksident i ngjashëm në gusht shkaktoi dy viktima dhe la rreth 20 pasagjerë të plagosur në shtetin indian të Kerala, sipas The Sun.