Bota

Austronauti publikon pamjet e frikshme të uraganit “Milton”!

Florida po përballet me një situatë alarmante, pasi miliona njerëz janë evakuuar përpara mbërritjes së uraganit Milton, i cili është paralajmëruar si “vdekjeprurës dhe katastrofik” nga zyrtarët. Uragani pritet të godasë shtetin pas mesnate.

Një astronaut i NASA-s, Matthew Dominick, ka ndarë një pamje të frikshme të uraganit Milton nga hapësira, duke theksuar intensitetin e këtij fenomeni natyror. Kjo ngjarje ndodh vetëm dy javë pasi uragani Helene goditi rajonin, duke lënë pas më shumë se 220 të vdekur në gjashtë shtete dhe miliona të tjerë pa energji elektrike. Autoritetet vazhdojnë të përgatiten për pasojat e mundshme të këtij uragani.