Bota

Australi, mijëra persona protestojnë sulmin tokësor të Izraelit ndaj Rafah-ut!

Demonstruesit protestuan sulmet e Izraelit me flamuj të Palestinës dhe bënë thirrje që të ndalet sulmi tokësor kundrejt Rafah.

Pankartat e mbajtura nga protestuesit në Melbourne kanë përfshirë shprehje të tilla si “Sionizmi është racizëm, edhe racizmi është fashizëm” si dhe “Bojkoto regjimin e aparteidit izraelit”.

Ndërsa në qytetin Sydney, protestuesit me një pankartë të madhe me mbishkrimin “Ndaloni gjenocidin në Gaza” marshuan drejt kampit të ngritur në mbështetje të Palestinës në kampusin e universitetit Sydney.

Në marshimet e mbajtura në Ditën e Nënës, disa protestues tërhoqën vëmendjen mbi situatën e nënave në Gaza. Një protestues mbajti pankartën me mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Nënës? Motrat e mia në Gaza po dëshmojë duke shikuar fëmijët e tyre që vuajnë nga uria, djegia dhe vdekja”.

Ushtria izraelite më 7 maj filloi një sulm tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës dhe njoftoi marrjen e kontrollit të pikës kufitare në anën e Gazës e cila ndodhet në kufirin me Egjiptin. Më 10 maj Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi vendimin lidhur me “zgjerimin e zonës” së sulmeve tokësore në qytetin Rafah.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për mundësinë e dërgimit të udhëheqjes së Hamasit në mërgim, si pjesë e një marrëveshjeje të plotë pengjesh.

Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Hamasi lëshon armët, dorëzohet dhe kthen pengjet. Ideja e mërgimit ekziston, ne gjithmonë mund ta diskutojmë atë, por gjëja më e rëndësishme për mendimin tim është dorëzimi.

“Nëse ata çarmatosen, lufta do të përfundojë”, tha Netanyahu.

Pavarësisht presionit nga ndërmjetësit, nuk është caktuar një datë për rifillimin e kontakteve për një marrëveshje. Në Izrael, kabineti i luftës pritet të mblidhet pas pushimit të Ditës së Pavarësisë, ndoshta të mërkurën, për të diskutuar çështjen e pengjeve. Lajmi raportohet nga New York Times, duke thënë se udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinwar nuk është në Rafah, por ka mbetur në tunele në zonën e Khan Yunis.