Para dy vitesh, Aurela Hoxha zbuloi se ishte bërë mama para dy vitesh pasi kishte lindur duke fshehur kështu shtatzaninë e saj dhe këtë duket se e ka bërë për të dytën herë. Vetëm pak muaj më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar se ka lindur një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Luna/ Ea.
E teksa bukuroshja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale, pak më parë na ka bërë ‘sytë zemra’ teksa ka postuar një foto ku shfaqet duke përqafuar vogëlushin e saj, por ashtu si gjithmonë i ka mbuluar portretin.
Vetëm disa muaj më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.