Që prej muajit maj mediat dhe portalet ‘shpërthyen’ nga spekulimet se Aurela Hoxha është bërë nënë. Gjithashtu u tha se ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë por kishin vendosur ta mbanin larg syve të publikut. Megjithatë, këto dyshime ‘u zbehën’ pak pasi blogerja vazhdonte të publikonte fotografi dhe story në llogarinë e saj në Instagram, ku dukej në formën më të mirë trupore. Kjo gjë bëri që të mendohej se gjithçka ishte vetëm një spekulim.
Megjithatë, siç është dhe shprehja: Aty ku ka zë nuk është pa gjë- vetëm pak më parë vetë Aurela ka publikuar në Instagram-in e saj një seri fotografish ku duket teksa mban vogëlushin apo vogëlushen e saj ende nuk e dimë. Blogerja bukuroshe ka ndarë disa momente nga ditët e fundit, ku përveçse na zbulon se është bërë nënë dhe ndihet shumë e lumtur, na tregon dhe linjat e saj perfekte që nëse nuk do të na e kishte treguar vetë nuk do ta besonim se është bërë me fëmijë.
Më të mirat e këtyre ditëve
Aurela ende nuk na ka zbuluar emrin apo gjininë e bebes së saj. Ne i urojmë shëndet dhe jetë sa më të gjatë dhe të lumtur fëmijës dhe mami Aurelës!