Gossip Pardon My French

Aurela Gaçe zbulon këngët që nuk “di t’i këndojë”

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo ishte sot në një intervistë për Top Albania Radio-n, në emisionin “Pardon My French”. Intervista me Aurelën nisi ashtu siç di të jetë ajo, pasionante, energjike, vlonjate dhe mbi të gjitha, e vërtetë.

Në pjesën “11 minuta me Aurelën” u diskutuan shumë gjëra, që nga fëmijëria e saj, karriera, projektet e reja, bashkëpunimet dhe deri te familja. E pyetur nëse ka ndonjë këngë nga trevat shqiptare që nuk di ta këndojë, ajo u përgjigj:

“Unë e dua folkun dhe në përgjithësi nuk e gënjej shpirtin tim, i këndoj me qejf dhe me dashuri, prandaj ndodh që njerëzit e pëlqejnë këtë pjesë tek unë… Nuk di të këndoj “Këngët Maje Krahu” ato janë këngë të malësisë, të kënduara në veri nga burrat, janë specifikisht për ata dhe janë shumë të vështira, nuk i këndon dot gjithkush…”

Sa i përket tregut muzikor shqiptar, Aurela mendon se kohët e fundit po mungon origjinaliteti te këngët e reja. Gjithsesi ajo përmend se gjithmonë do t’i mbështesë artistët e rinj sepse ata i kujtojnë fillimet e saj të hershme në muzikë, me vështirësi dhe pasion të pashuar.