Aulona Musta është një nga moderatoret me trupin më të palestruar. Ajo ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Pardon My French” nën moderimin e Jonidës dhe Kevit, ku ndër të tjera zbuloi detaje mbi ‘divorcin’ mes saj dhe moderatores Fatma Haxhialiu.
Aulona tregoi si u njoh me Fatmën. Ajo u shpreh se pati kimi mes tyre që në momentin e parë kur u njohën. Bënë disa bashkëpunime dhe duket se veç anës profesionale, ato gjithashtu shijonin kohën me njëra-tjetrën.
Moderatorja tregon se nuk pati një zënkë apo një arsye të fortë që ato nuk po punojnë më bashkë. Sipas saj, gjithçka ishte tepër spontane.
Erdhi shumë spontanisht. Nuk di të them që është ‘divorc’, apo siç thuhet zakonisht “dua pak kohë të mendohem”. Ne kishim të dyja nevojë për të bërë pak pushim nga “Thumb-i”. Unë kisha nevojë për pushim nga showbiz-i, se i thonë 16 vite… E gjithë situata në periudhën e virusit m’u bë shumë e lodhshme dhe e vështirë…
Ndërkohë, Aulona zbulon detaje mbi projektin e saj më të ri. Ajo tregon se është një lloj Late Night Show, i cili do të transmetohet një herë në javë. Ky program do të përfshijë pak showbiz por edhe fitness, pasionin dhe fokusin kryesor të Aulonës. Gjithashtu ajo zbulon se në këtë emision do të ketë një bashkëpunim me Kevin, ndërkohë, që për herë të parë do të jetë pa Fatmën, dhe kjo i duket e çuditshme.