Bëhet e ditur se ChatGPT do të integrohet në modelet aktuale dhe ato të ardhshme Audi, si dhe në automjetet e vjetra që nga viti 2021. Me kusht që sistemi modular info-argëtues i gjeneratës së tretë të jetë i vendosur, do të mund të bëni biseda të natyrshme me makinën tuaj dhe të merrni përgjigje.
Por, kjo nuk është çështja. Prodhuesit e automjeteve po i drejtohen ChatGPT-së jo për aftësitë e tij të zbulimit, por modelin e gjuhës natyrore, që në teori do të kuptojë më mirë se çfarë dëshiron shoferi. “Me integrimin e pandërprerë të ChatGPT-së në kontrollin tonë zanor, ne po kombinojmë pikat e forta të aplikacioneve”-tha Marcus Keith, nënkryetar i zhvillimit të brendshëm në Audi.
“Përveç një sërë funksionesh të kontrolluara me zë, klientët tanë tani do të përfitojnë nga qasja e thjeshtë dhe e sigurt në njohuritë e bazuara në AI. Ky është hapi tjetër drejt një eksperience më të mirë në kabinën e automjeteve Audi”-shtoi Keith. Ndërkaq, Volkswagen tashmë ka implementuar ChatGPT-në në makinat e tij, kështu që lëvizja e Audi ishte e pashmangshme. Integrimi i ChatGPT-së do të jetë i disponueshëm në korrik për rreth dy milionë Audi të ndërtuara pas vitit 2021.
Në vijim, ai do të përfshihet në automjetet që përdorin arkitekturën elektronike E3 1.2. Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.
ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent digjital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione. Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.