Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alba Pollozhani, ishte sot e ftuar në “Live From Tirana”, ku foli për ngacmimet seksuale. E pyetur nëse vetë ajo ka ngacmuar dikë, Alba u shpreh se ka pasur fatin që ta ngacmojnë meshkujt të parët.
Të them të drejtën asnjëherë në jetë nuk kam ngacmuar ditë. Si femër jam me parime të forta edhe ndoshta mund t’a kem pasur fatin që meshkujt të më ngacmojnë para. Jam shumë tip i rëndë, pres të më japin ngacmim para, pastaj mund të hap derën që të vazhdojë nëse unë kam interes për t’a njohur. Nëse nuk kam interes e kthej kokën, as kundërpërgjigje, as shenja trupi dhe asgjë. Kjo në jetën time ka rezultuar shumë pozitivisht.
Dua të them edhe një gjë tjetër, shumë ka të bëjë te pjesa a e llogarit ngacmim seksual të padëshirueshëm apo e llogarit ngacmim të dëshirueshëm, varet nga personi që ke përballë. Shembull, në rast se një femre, tani si ka ardhur koha, i kalon dikush me Golf 5 përpara dhe po i jep një ngacmim, ajo e llogarit direkt ngacmim seksual dhe nuk do t’i hidhte as sytë. Por në rast se i njëjti person do t’i kalonte me Porsche, atëherë ajo mund të hapë vetë dyert për të hyrë. Nuk do llogaritej aspak ngacmim seksual. Dua të dal në përfundimin se i njëjti person në rast se do ishte në kushte shumë të dobëta ekonomike, nuk do ia hidhte sytë dhe do thoshte ‘ja ky perversi’. Por në rast se ky person do të ishte me një makinë të shtrenjtë, do thoshte ‘ua sa i mirë, shpirti, zemra’ dhe do hynte në makinë”
Duke folur për denoncimet e rasteve të ngacmimeve seksuale, Pollozhani tha “kë të denoncosh, një pronar që është biznesmen i fuqishëm?”. Sipas saj, ekziston problemi në sistemin e shtetit.
E para është kultura në familje, prindërit duhet t’i trajtojnë fëmijët që të vegjël që të jenë të lirshëm t’u tregojnë atyre edhe gjërat e këqija që iu ndodhin gjatë ditës. Jo si unë kur isha 10 vjeç kisha frikë t’i thoja mamit ‘sa të bukura i ka flokët ai djali’. E dyta, ne harxhojmë shumë kohë edhe në shkollë. Edhe aty duhet të ekzistojë sistemi, kontrolli, saksioni, edhe të mësohen e të edukohen fëmijët se kush është e mira dhe e keqja. Më pas mbi të gjitha këto, vjen edhe sistemi i shtetit. Në rast se një shtet nuk ka kontroll dhe sanksion, atëherë do ekzistojnë këto gjëra…