Pak orë pasi u qëllua me plumb në kokë pranë pallatit të tij në Tiranë, sot në mëngjes ndërroi jetë biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi. 52-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë dhe gjeti vdekjen te Spitali i Traumës. Ngjarja ndodhi rreth mesnate, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në kryeqytet, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën “Faik Konica”.
Ka ndërruar jetë në spital pak orë pasi u plagos me armë zjarri, 52-vjeçari Eduart Reçi. Ai mbeti i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë, ku u qëllua nga me një plumb në kokë. Ngjarja ndodhi në një lokal në afërsi të banesës së tij ndërsa u transportua te spitali i Traumës por nuk ia doli dot. Policia nisi hetimet.
Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë. Uniformat blu kanë kryer veprimet hetimore e po punojnë për identifikimin e autorëve. Mësohet se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati. Familjarët deklaruan se viktima nuk ka patur konflikte me të tjerë persona.
Po ashtu ka raportime se kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar autorët.