Bota

Atentati ndaj Trump/ Biden konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë!

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dalë në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, pas atentatit ndaj Donald Trump.

Ndër të tjera Biden thotë se në Amerikë nuk ka ven për këtë lloj dhune.

Ai shtoi se gjëja me e rëndësishme në këtë momente për vendin është  uniteti.

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune, apo ndonjë dhunë për këtë çështje. Një tentativë për vrasje është në kundërshtim me gjithçka që ne mbështesim si komb. Gjithçka. Nuk jemi kush jemi ne si komb. Nuk është Amerika. Dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Uniteti është qëllimi më i pakapshëm nga të gjithë, por asgjë nuk është aq e rëndësishme sa ajo tani: Uniteti”, tha Biden.

Edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka telefonuar ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, pas atentatit ndaj këtij të fundit teksa ishte duke folur në një miting, ka njoftuar zëdhënësi i kryeministrit britanik.

Mësohet se Starmer ka dënuar dhunën dhe ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet, e po ashtu i ka uruar Trumpit dhe të plagosurve të tjerë, shërim të shpejtë.

Kujtojmë që Starmer, reagoi me anë të një postimi në “X”, vetëm pak kohë pas ngjarjes së rëndë.