Bota

Atentati ndaj ish-Presidentit, reagon për herë të parë Melania Trump!

Melania Trump ka reaguar për herë të parë pas atentatit ndaj bashkëshortit të saj Donald Trump, duke thënë se i armatosuri ishte një “përbindësh” që e shihte burrin e saj si “një makinë politike çnjerëzore”.

Në një deklaratë të postuar në X, ajo thotë se jeta e saj dhe e djalit të tyre Barron “ishin në prag të ndryshimit shkatërrues” kur ajo pa “si plumb iu drejtua burrit të saj”.

Ajo ka falënderuar njerëzit në të gjithë “ndarjen politike” për mbështetjen e tyre ndaj Trump.

Më herët, Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për “mendimet dhe lutjet” e tyre në komentin e dytë publik që nga tentativa për vrasjen e tij dje.

 “Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne NUK do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë rezistent në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

“Ne lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe mbajmë në zemrat tona kujtimin e qytetarit që u vra në mënyrë të tmerrshme,” tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme se kurrë “që të qëndrojmë të bashkuar”.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.”