Aktualitet

Atentate në Spanjë e Itali, dy shqiptarë të vrarë!

Një shqiptar u vra në Spanjë, i ekzekutuar me armë zjarri. Tre persona në një makinë të zezë e braktisën pranë një spitali të plagosur, pas orës 19:00 të datës 5 tetor. Ai nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve nga plumbi në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Blanes.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga të dyshuarit u vetëdorëzua në policinë e Gironas, por nuk dihet roli që ka pasur në këtë ngjarje kriminale. Identiteti i viktimës ende nuk është zbuluar. Autoritetet dyshojnë se vrasja mund të lidhet me pazaret e drogës.  Në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha kanabisi e grupet shqiptare vlerësohen ndër më të përhapurat.

Një tjetër ngjarje kriminale me një shqiptar të vrarë u regjistrua mbrëmë në Itali. Një 37 vjeçar i identifikuar si shtetasi Beni Arshiaj u qëllua për vdekje në një atentat pranë banesës, në Oratoio në Pisa. Një fqinj njoftoi bashkëshorten e viktimës, e cila doli jashtë me një nga fëmijët. Policia italiane po kryen hetime. Sipas mediave, dëshmitarët treguan se panë dy persona të hipur në një skuter që u larguan nga vendngjarja. Baba i dy fëmijëve, Arshiaj punonte si murator në vendin fqinj.