Aktualitet

Atentat shqiptarit në Athinë/ Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ekzistencën e një të plagosuri, i cili nuk është gjetur në vendngjarje nga policia, si dhe askush tjetër i përfshirë në ngjarje.

Por pak më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se nga një fuoristradë është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar i cili ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes. Duke nisur nga numri i gëzhojave të gjetura, paraprakisht mendohet se është një atentat.

Është sulmuar nga një makinë Jeep dhe u qëllua 7 herë.

Dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Me gjasa mund të jetë ngatërruar objektivi. I plagosuri a ka qenë në burg për vrasje.

Mësohet se ai quhet Flori është nga veriu i Shqipërisë.

 

Top Channel