Aktualitet

Atentat në Shkodër, shpëton shënjestra, boksieri i njohur Arjon Kajoshi!

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, u qëllua ndaj një makine në lëvizje. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth mesdite në lagjen “Partizani” të qytetit verior. Në shënjestër ishte makina tip “Range Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, e drejtuar nga djali i tij Arjon Kajoshi, boksier i njohur. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në hyrje e dalje të Shkodrës, si dhe në zonën ku u zbrazën të paktën dy plumba.

Identifikohet e shpallet në kërkim Alban Bruçi, i cili para dy viteve i ka shpëtuar një atentati. Babai i Albanit u dhunua në qershor 2024 për parkimin e mes 6 autorëve, policia identifikoi dhe Arlind Kajoshin, vëllanë e Arjonit. Për ngjarjen e qershorit, Alban Bruçi u shpall në kërkim nga blutë se nuk tregoi.

Njoftimi zyrtar i Policisë Shkodër:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa paqartësive të fillimit u konfirmua se personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me “Range Rover” ishte Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit, pronarit me letra të makinës. Menjëherë pas të shtënave, shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar në këmbë. Më herët, nuk u përjashtua mundësia që në timon të ishte djali tjetër i Sokolit, Arlindi, person i shpallur në kërkim policor.

Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me motive hakmarrjeje për dhunën fizike me mjete të forta të 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, para tre muajve. Më 4 qershor të këtij viti, policia zbardhi emrat e gjashtë autorëve të dyshuar të plagosjes e mes të shpallurve në kërkim rezultoi dhe Arlind Kajoshi, ky i fundit i marrë me sportin e hipizmit, ashtu si babai i tij.

Ndërkaq, vëllai i Arlindit, Arjon Kajoshi, djali tjetër i Sokol Kajoshit është rekordmen i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit.