Aktualitet

Atentat me armë në “Don Bosko”, dy persona në spital!

Dy persona kanë rënë pre e një atentati sot rreth orës 15:00 në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Kastriot Elezaj 45 vjeçari dhe Renaldo Metushi 22 vjeçari po pinin kafe në një lokal në afërsi të OSHEE kur një person është afruar dhe ka qëlluar drejt tyre

Policia ka rretuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë.

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, informoi policia.

Autori ende i paidentifikuar pas krimit është larguar.