Celebrities Gossip Showbiz

Atë që të bën fëmija nuk ta bën as perëndia, djali i Ben Affleck e bën regjisorin për “ujë të ftohtë”!

Djali 10-vjeçar i Ben Affleck, ka goditur aksidentalisht një Lamborghini me një BMW. Affleck dhe djali i tij Samuel, ishin bashkë me Jennifer Lopez ndërsa po vizitonin një qendër të makinave luksoze me qira në Los Anxhelos, kur aktori e lejoi 10-vjeçarin Samuel Garner Affleck të hipte në sediljen e përparme të një Lamborghini SUV me ngjyrë të verdhë të ndezur.

Samueli, aksidentalisht i dha makinës mbrapa dhe u goditi me një BMW të bardhë. 10-vjeçari doli menjëherë nga automjeti ndërsa Affleck kontrolloi për dëmtimet e të dy automjeteve. Lamborghini Urus, e cila jepet me qira për 1,475 dollarë në ditë, mund të blihet për 250 mijë dollarë, sipas New York Post. Një punonjës shërbimi, pas verifikimit, tha për New York Post se nuk kishte dëm në asnjërin prej automjeteve. Ai shtoi se makinat janë parkuar shumë afër njëra-tjetrës, për shkak të mungesës së hapësirës.

Ndërkaq, duket se ky është sezoni i duhur që yjet e njohur të botës së showbizit të zhvillojnë ceremonitë e tyre martesore. Vetëm disa ditë pasi ikona e muzikës, Britney Spears u martua me Sam Asghari, tani e paska pasur radhën diva Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck. Ata u rikthyen në krahë të njëri-tjetrit pas shumë vitesh.

Dyshja e njohur para pak javësh bën publik edhe lajmin se ishin fejuar dhe unaza e J.Lo ishte ajo që sidomos vajzat vunë re më shumë. Epo çifti paska pasur edhe plane të tjera përveç fejesës. Së fundmi është bërë e ditur nëpërmjet informacioneve që qarkullojnë në Instagram dhe në media se ata janë martuar.

Fshehtësi totale në dasmën e Benniferit. Së fundmi, ajo që ka habitur ndjekësit e dyshes ka qenë marrëveshja paramartesore. Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.