Health & Beauty Lifestyle

Atë që ju keni besuar gjithmonë për larjen e duarve, shkencëtarët sapo e ‘hodhën poshtë’!

Së fundmi, shkencëtarët e kanë rrëzuar teorinë që pastrimi i duarve me ujë të ngrohtë vret më shumë mikrobe sesa kur i pastroni me ujë të ftohtë. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Rutgers iu kërkuan dhjetëra pjesëmarrësve t’i pastrojnë duart me ujë të temperaturave 15 gradë Celsius, 26 gradë Celsius dhe 38 gradë Celsius. Gjithashtu disa prej tyre i kishin fërkuar me më shumë sapun, e të tjerët më pak.

Ndonjëherë pyesim veten se si njerëzit mbijetuan pa internetin dhe këshillat e tij të pafundme se si të kujdesemi më mirë për veten. Duket sikur çdo ditë ne përplasemi me një këshillë të re në lidhje me higjienën dhe nuk kemi ide se si kemi arritur të mbijetojmë pa të. Njihuni me një grup këshillash që mund t’i shtoni në rutinën tuaj.

Ndërkaq, rikthehemi te studimi. Para pastrimit të duarve, duart e tyre kishin qenë të mbuluara me mikrobe të padëmshme. Në fund, rezultatet kishin treguar se nuk ka ndonjë dallim mes sasisë së mikrobeve të larguara dhe temperaturës së ujit apo sasisë së sapunit. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë rëndësinë e të pastruarit duart për të paktën 20 sekonda, e gjithashtu e tërë sipërfaqja e duarve duhet të jetë e mbuluar me sapun.

Rikujtojmë se kur lëkura mavijoset ose ekspozohet ndaj diellit, ajo ka tendencë të prodhojë melaninë dhe përfundimisht, njolla të errëta. E njëjta gjë vlen me fërkimin, i cili nxit formimin e kallove dhe njollave të përafërta. Mosha e një personi mund të zbulohet edhe nga pamja e duarve të tyre. Arritja e duarve të buta, me pamje të re nuk është detyrë e lehtë. Njihuni në këtë link me disa këshilla të dobishme për duart tuaja.