Prej kohësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes Borës dhe Atdheu, megjithëse prezantuesja vazhdimisht ngulmon se ajo është ‘single’ dhe se mes tyre nuk ka asgjë. E duket se këto spekulime kanë ndikuar tek të dyja palët, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” në një intervistë të dhënë para disa ditësh, teksa është pyetur në lidhje me këtë temë, si rrallëherë ka zgjedhur të tregohet shumë i rezervuar, edhe pse sërish nuk mohoi asgjë.
Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër. Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet por vazhduan shumë.
E së fundmi, ish- konkurrenti i “Për’Puthen” duket të jetë lodhur me këto spekulime e lajme që qarkullojnë nëpër media, ndaj në një intervistë të dhënë së fundmi duket se ka thënë fjalët e fundit lidhur me këtë temë pasi i ka ardhur ‘në majë të hundës’. Madje, për të hedhur poshtë çdo dyshim ai ka hequr Borën edhe nga ndjekësit në Instagram.
Nuk është e vërtetë (që janë në një lidhje). S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë? E vërteta është që e hoqa unë (si ndjekëse në Instagram), e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë. Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme. Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.
Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun. Ajo që ju nuk e kishit menduar se do të ndodhte, do të ndodhë. Sonte do të jetë e ftuar moderatorja e njohur, Bora Zemani. Kohët e fundit portalet kanë patur në fokus dy konkurrentët e këtij formati, pra Donaldin dhe Semin, për shoqërinë e tyre e cila nga shumë njerëz jashtë është parë si një tërheqje fizike dhe shumë po presin që mes tyre të krijohet një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Shpesh është komentuar edhe ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora e cila dashur padashur është gjendur mes tyre. Për më shumë prisni se çfarë do të ndodhë në premierën e sotme pasi pritet të ketë plot surpriza që do t’ju lënë gojëhapur.