I ftuar ditën e sotme në “Pasó” sportive ishte Astrit Hafizi, një profesionist në fushën e futbollit, për të ndarë mendimet e tij mbi ndeshjet e luajtura së fundmi, për të dhënë opinione, për të bërë analiza të hollësishme, por edhe parashikime mbi ndeshjet që do të luhen.
Një nga temat që preku më së shumti, ishte ajo e objektivave, duke u shprehur se ekipi jonë ka folur për objektiva, të cilat janë vendosur rrugës, në bazë të rezultateve deri në atë çast. Duke befasuar me deklaratën e tij, Hafizi u shpreh si më poshtë.
Ekipi jonë i vendos objektivat rrugës. Kur kemi pësuar humbje, kemi pritur tjetrin. Në këtë mënyrë kanë funksionuar gjërat, asnjëherë nuk kanë qenë të qarta. Ne gjithmonë kemi kërkuar rezultatet që në fillim.
Megjithatë, ai është shprehur se ekipi jonë ka bërë lojëra interesante dhe është mjaft e vështirë të bëhen parashikime të sakta.
Është shumë e vështirë të japësh një prognozë. Ne jemi shumë të vështirë për të dhënë objektiva…
Kujtojmë, se Astrit Hafizi ka qenë edhe më parë i ftuar në një lidhje telefonike, pikërisht në “Pasó – Euro 2020”, ku nën frymën e Kampionatit Europian, ai bëri komentet e tij mbi ndeshjet e luajtura, por edhe deklaratën e fortë:
Gjermania pas kualifikimit me Hungarinë, “Fituam por s’e di pse fituam!”
Ndërkohë, për sa i përket skuadrës tonë kombëtare, ai u shpreh se vendi i 3-të për ne është mjaft i arrirë…