Auto & Moto

Aston Martin po humb çdo ditë mbi 1.8 milionë dollarë, çfarë po ndodh?!

Aston Martin nuk është në një pozitë shumë të mirë tani. Javën e kaluar prodhuesi britanik i makinave zbuloi një humbje në tremujorin e tretë prej 13.4 milionë dollarësh. Humbjet e vazhdueshme nënkuptojnë se Aston ka humbur 509 milionë dollarë këtë vit, ose mbi 1.8 milionë dollarë në ditë. Bëhet e ditur se numrat vijnë pas parashikimit të përditësuar të shitjeve të markës të publikuara në shtator, të cilat paralajmëruan një ulje të fitimeve vjetore dhe të prodhimit. Ndërkaq, dorëzimi i makinave sportive të Aston-Vantage dhe DB12 është rritur me 16% nga viti në vit.

Aston Martin ka zbuluar makinën e saj serike më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë, që kap çmimin e 400 mijë eurove. Bëhet fjalë për modelin Vanquish që kap shpejtësinë maksimale prej mbi 320 kilometra në orë. Nga gjiganti britanik që prodhon makinat ikonike sportive, thonë se kanë rikthyer emrin legjendar Vanquish që ka motor V12.

Në aspektin teknik është makina e parë e prodhuar nën drejtimin e drejtorit të ri të Aston Martin, Adrian Hallmark, që u largua nga Bentley. Kur flitet për motorin, kjo “bishë” prodhon 835 kuaj-fuqi, ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi që i mundëson Vanquish të arrijë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 3.3 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike, pasi mund të përshkojë edhe atë prej mbi 320 kilometra në orë, që e bën makinën më të shpejtë serike të prodhuar nga Aston Martin.