Bota

Asteroidi i njohur si “2024 MT-1” kalon pranë Tokës!

Një asteroid ka kaluar pranë Tokës dhe NASA thotë se ndodhej në një distancë relativisht të afërt në aspektin hapësinor. Megjithatë, asteroid i njohur si 2024 MT-1 nuk paraqet asnjë rrezik për jetën në Tokë. Një asteroid është një shkëmb relativisht i vogël që rrotullohet rreth diellit, zakonisht i përbërë nga materiale pluhuri, metalike dhe shkëmbore.

Shumica e tyre orbitojnë brenda brezit kryesor të asteroideve, i cili është midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit, por disa ndjekin shtigje që qarkullojnë në sistemin e brendshëm diellor, duke përfshirë dhe “2024 MT-1”. Në qershor, NASA gjurmoi pesë asteroide të vogla që iu afruan Tokës dhe tha se rreth 100 tonë pluhur dhe grimca bombardojnë planetin tonë çdo ditë.

Javën e kaluar, një ngjarje e rrallë ndodhi, jo një, por dy asteroidë të mëdhenj kaluan pranë Tokës mjaft afër që shkencëtarët t’i regjistrojnë ato. As 2024 MK dhe as 2011 UL21, siç u quajtën asteroidët, nuk ishin aq afër sa të përbënin një kërcënim, por të dy ishin mjaft afër në rrezen e radarit.

Fotot përfaqësojnë shumë më tepër sesa suvenire, sepse shkencëtarët mund t’i studiojnë ato për të kuptuar vetitë e shkëmbinjve që mund të gjenden pranë Tokës. Ky informacion mund të ndihmojë njerëzimin të hartojë strategji kundër asteroidëve të ardhshëm që mund të bëhen kërcënim për Tokën. Këndi ynë i Sistemit Diellor është kryesisht bosh, por jo plotësisht. Herë pas here, një kometë ose asteroid fluturon pranë Diellit. Shumica dërrmuese e tyre nuk do të jenë problem. Megjithatë, çdo gjë që fluturon brenda një distancë të caktuar nga Toka klasifikohet si potencialisht e rrezikshme.