Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio mund të kenë pasur kimi në rolin e Rose dhe Jack në filmin e famshëm “Titanic”, por skenat e tyre të puthjes ishin goxha të sikletshme për aktoren britanike. Sipas Winslet, intimiteti me DiCaprio-n, nuk ishte ashtu siç dukej në të vërtetë. Në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, aktorja u shpreh:
Ne vazhduam ta bënim këtë puthje dhe unë kisha shumë grim të zbehtë. Dhe do të përfundoja duke u dukur sikur të kisha thithur një çokollatë me karamel, sepse grimi i tij do të më ngjitej tek unë. Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër.
Aktorja e “The Reader” zbuloi se xhirimi i skenës së famshme ishte veçanërisht ‘një rrëmujë’ dhe ‘një makth’.
Leo nuk mund të ndalonte së qeshuri. Na u desh ta rixhironim këtë rreth katër herë për shkak të dritës… regjisori James Cameron donte që drita të ishte specifike për këtë, padyshim.
Por grimi nuk ishin pengesa e vetme me të cilën duhej të përballeshin aktorët gjatë xhirimit të skenës. Kate ka folur gjithashtu se sa e papërshtatshme ishte veshja e saj.
Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio. Por nuk ishte ashtu siç mendohet se ishte.
Një pyetje ka munduar audiencën e gjerë që me daljen e filmit Titanik, Së fundmi një ankand ka zgjidhur misterin nëse kishte vend të mjaftueshëm për Jack-un dhe Rose në kornizën e derës prej druri në fund të filmit. Në skenën ikonike të filmit, Jack ngriu për vdekje në ujë pasi sakrifikoi veten për të mbajtur Rose. Prej asaj kohe, kjo skenë është komentuar shumë dhe disa fansa kanë rikrijuar skenën për të demonstruar se të dy mund të kishin mbijetuar. Regjisori i Titanikut, James Cameron i ka qëndruar besnik skenarit, duke thënë se dërrasa do të ishte zhytur gjithsesi për shkak të peshës së çiftit dhe Jack duhej të vdiste pasi historia ishte një tragjedi.