Celebrities Gossip Showbiz

Aspak ditë të qeta për të/Kanye West mund të përballet me akuza nga një fans!

Së fundmi thuhet se reperi i njohur Kanye West mund të akuzohet për sulm ndaj një fansi jashtë një lokali nate në Los Angeles. Ngjarja ndodhi në janar dhe videot u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Burime të zbatimit të ligjit thanë për ‘TMZ’ se policia pothuajse e ka përfunduar hetimin për incidentin, i cili përfshin video paparacësh dhe deklarata të dëshmitarëve.

Fansi mbeti në tokë i lënduar pas sulmit nga reperi. Thuhet se ai thjesht i kërkoi një autograf atij. West nuk foli kurrë me policinë, me justifikimin se ka një axhendë të ngjeshur. Tani ai mund të përballet me akuza.

Sa i përket jetës profesionale, së fundmi fansat e Kanye West kanë kërkuar të dëgjojnë albumin e tij të ardhshëm “Donda 2”. Reperi 44-vjeçar zbuloi lajmin në Instagram duke postuar së bashku me një fragment kënge se:

Donda 2 do të jetë në dispozicion vetëm në platformën time, Stem Player. Jo në Apple, Amazon, Spotify ose YouTube. Sot artistët marrin vetëm 12% të parave që fiton industria. Është koha për të çliruar muzikën nga ky sistem shtypës. Është koha për të marrë kontrollin dhe për të ndërtuar tonën. Shkoni te stemplayer.com tani për të porositur.

Ndërkaq, në mes të përpjekjeve për t’u rikthyer me Kim Kardashian, West ka bërë një veprim që i ka surprizuar të gjithë. Që kur u konfirmua se ish-gruaja e tij kishte nisur një lidhje me Pete Davidson, reperi ka shënjestruar komedianin. Përveçse e përmendi në një këngë të tij, reperi u përpoq të përhapte thashetheme kundër tij.

Mirëpo, së fundmi ai ka vendosur ta ndjekë në Instagram. West u bë një nga ndjekësit e Davidson pasi komediani 28 vjeçar hapi Instagramin disa ditë më parë. Nuk dihet se çfarë fshihet pas këtij veprimi të tij, nëse bëhet fjalë për një paqe mes tyre. Davidson hyri në një lidhje romantike me ish-bashkëshorten e West në nëntor, pasi dyshja u takuan në ‘Saturday Night Live’ në tetor 2021.