Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Aspak ajo që mendoni, Jennifer Lopez rrëfen momentin dhe vendin ku mori propozimin!

Pasi bëri xhiron e mediave për lajmin e fejesës, diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka rrëfyer për momentin e propozimit. Ndoshta nuk ju besohet por J.Lo ka treguar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben Affleck i propozoi për martesë.

Të shtunën në mbrëmje, ndërsa isha në vendin tim të preferuar (në banjën me flluska), dashuria ime u gjunjëzua dhe më propozoi për martesë. Unë thjesht shikoja në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë, duke u përpjekur fort për të kuptuar se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri. Isha totalisht pa fjalë dhe ai tha: ‘A është kjo një po?’ Unë thashë ‘PO sigurisht që është një PO’. Isha duke buzëqeshur aq shumë dhe lotët më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë tepër e lumtur dhe e plotësuar. Nuk ishte e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë. Vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtojnë se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat, të cilët morën një shans të dytë për dashurinë e vërtetë.

Ylli theksoi edhe rëndësinë e diamantit jeshil në unazën e saj të fejesës, duke shpjeguar se ngjyra ka qenë gjithmonë “fat” për të. Rikujtojmë se Lopez dhe Affleck rindezën dashurinë e tyre në prill 2021. Më pas të dy bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Festivalin e Filmit të Venecias, në shtator të atij viti.

Dyshja e njohur thuhet se janë në procesin e blerjes së një prone prej 55 milionë dollarësh në Bel-Air, megjithëse marrëveshja tani besohet se ka dështuar. Çifti i fejuar, të cilët kanë pesë fëmijë mes tyre, nga lidhjet e tyre të mëparshme, mësohet se kanë qenë duke vizituar prona të tjera në Kaliforni gjatë fundjavës.