Sport

Asllani tregon rastin e humbur në ndeshjen me Kroacinë: Gjuajta me sy mbyllur se Modriç…

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Kristjan Asllani ka komentuar barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë, duke cilësuar një mundësi të humbur për të marrë fitoren nga ky duel.

Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikë. Pësuam dy gola që për mua mund të evitonim por futbolli kështu e ka, në fund kishim rast edhe për 3-2. Ç’të bëjmë, morëm një pikë, jemi të lumtur. Mund të bënim më shumë por rruga është kjo. Rasti i humbur? Besoja se do ta merrte Modriç topin se ishte më afër, e gjuajta me sytë mbyllur. Gabova golin, çfarë të bëj, kështu e ka futbolli.