Sport

Asllani: “Duam kualifikimin në Botëror, i kërkova falje Manajt”

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit ndaj Gjeorgjisë, që Shqipëria do të luajë ditën e martë. Në prononcimin e dhënë, Asllani ndër të tjera u shpreh:

“Të dy skuadrat vijnë nga fitorja, ata fituan me rezultat te thellë ndaj Çekisë. Jemi të lumtur që biletat kanë mbaruar dhe i kemi tifozët në stadium.

Gjerogjia është ekip që tani po rritet. Jemi stërvitur mirë. Ndeshjen me Ukrianën do ta harrojmë dhe duhet të mendojmë për këtë ekip.

Jemi shumë mesfushorë, të gjithë e dimë punën që kemi për të bërë. Unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi jonë është skuadra, do të fitojmë për kombëtaren, tifozët dhe të gjithë shqiptarët.

Kam luajtur gjithmonë para mbrojtjes, por këtu bëj një rol tjetër, sepse në atë rol luan Ramadani. Jam rritur edhe në fazë ofensive. Objektivi është të jap maksimumin. Duhet t’i bësh të dyja fazat, kjo është e rëndësishme.

Nuk e prisja këtë rrugëtim, kanë kaluar 2 vite nga debutimi. Ky vit ka qenë shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Besoj kemi bërë mirë, e kemi rritur nivelin e Shqipërisë. Duhet ta rrisim akoma më shumë nivelin.

Unë dhe Rei jemi shumë shokë. Ato gjëra ngelen në fushë. Unë i kërkova falje, se të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është që fituam ndeshjen. Të gjithë sulmuesat duan të bëjnë gol. Këtë gjë e kemi harruar dhe do të mendojmë vetëm për ndeshjen.

Objektiv kemi Botërorin, por jemi në një grup të fortë. Gjeorgjia luan një futboll të bukur. Edhe Çekia është skuadër e fortë. Objektivi jonë është të arrijmë në Botëror, por do të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Inzagi i shikon ndeshjet. Unë atje kam shkuar si zëvendësuesi i Brozovit. Këtu jam më i lirë në fushë, shkoj përpara dhe mund të krijoj raste për gol. Më afër portës është më e thjeshtë. Shpresoj të vijnë sa më shumë gola.

Do më gëzonte më shumë gol 3 pikësh i Rei Manajt me goditje dënimi.

Ekipi i Gjeorgjisë është në rritje, në Europian ka bërë gjëra shumë të mira. Kvara është lojtar shumë i fortë, te Napoli po bën mirë. Sigurisht e respektojmë dhe do të kemi kujdes, do të rijmë 2 veta te ai. Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë dhe do të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Manaj.