Celebrities Gossip Showbiz

“Askush nuk mund të…”, shumë e përfolur kohëve të fundit, reagon Xhensila Myrtezaj!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Së fundmi Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.

Kohëve të fundit për shkak të këngës së Besit, aludimeve për një lidhje tjetër të tij dhe shumë komenteve lidhur me ndarjen e tyre duket se Xhensila e ka një reagim. Me anë të një videoje të saj ka shkruar:

Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Këngën e fundit të Besit, e ka ripostuar në Instastory edhe biznesmeni i njohur, Kristian Boci. Para disa vitesh Kristiani së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Besi-Xhensila, ku nuk mungonin udhëtimet, darkat dhe festat së bashku, deri në një moment ku çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, ku shkak u aludua një zënkë mes Drilonës dhe Xhensilës.

Ama fjalët e shkruara nga Kristiani në postimin e këngës së Besit, ka ‘thumbuar’ Xhensilën.