Celebrities Gossip Showbiz

“Askush nuk guxon…”, Dafina Zeqiri shtatzanë? Këngëtarja vjen me një deklaratë!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, çifti ka qenë shumë në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, Kreshniku i ka propozuar për martesë, ku ajo ka thënë “PO“.

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Dafina është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin. Sipas spekulimeve, thuhet se artistja është në javët e para të shtatzënisë. Së fundmi Dafina ka dhënë një deklaratë, ku theksoi se kjo është një temër tepër personale dhe se ajo do ta zbulojë për publikun në momentin që do të ndodhë

Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistë që njihen prej shumë vitesh me njëri-tjetrin, por jo gjithmonë kanë qenë miq. Para dy vitesh Dafina dhe Noizy i lanë pas hatërmbetjet dhe kishin një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin madje publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “A don love?”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, por më pas përsëri pati një hatërmebtje mes tyre.

Së fundmi pas dy vitesh të dy artistët i kanë rregulluar marrëdhëniet përsëri dhe këtë e kemi kuptuar nga një postim i Dafinës dhe faqes zyrtare të Instagramit të “Alpha Show” ditën e djeshme. Në postim duket një poster i saj nga “Alpha Show 3” duke treguar kështu se do të jetë pjesë e koncertit të Noizyt këtë verë ndryshe nga dy herët e tjera.