Amber Leigh Lancaster refuzon të gjitha procedurat estetike. Modelja, aktorja dhe dizajnerja e enterierëve u bë e famshme për rolin e saj në spektaklin e MTV-së, “The Hard Times by RJ Berger”. Amber u bë nënë në moshën 39-vjeçare dhe vuajti nga komplikime të rënda gjatë shtatzënisë.
Shumë menduan se ajo ishte shumë e re në moshë kur solli në jetë fëmijën e saj por në fakt modelja pranoi se ishte 42-vjeçe. Askush nuk e besoi pasi Amber duket shumë më e re në moshë. Së fundmi, bukuroshja ka treguar edhe sekretin e të dukurit kaq e re dhe në formë.
Ndër produktet kozmetike që përdor, Amber përmend kremin tretinoin, i cili sipas saj ia ka shpëtuar lëkurën. Megjithatë, ka paralajmëruar gjithashtu se ky lloj trajtimi nuk është për çdo lloj lëkure dhe se është e nevojshme që fillimisht të konsultoheni me një dermatolog.
Ju keni nevojë për një recetë për ta përdorur, unë e kam përdorur për 15 vjet dhe ma ka rilindur lëkurën.