Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese e jo vetëm.
Teksa jemi në këtë periudhë festash dhe këtij viti po i vjen fundi, shumë personazhe kanë ndarë me ne kartolinat e tyre familjare ose arredimin e shtëpisë së tyre. Kështu ka vepruar dhe bukuroshja e cila na ka surprizuar duke na treguar pemën e saj dhe duke na e bërë ta ndjejmë më shumë atmosferën e festave.
Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.
Para pak ditësh Morena ka habitur me një postim në Instastory, teksa ka publikuar një video të një nëne me fëmijën e saj e duket se kjo e ka emocionuar shumë bukuroshen, pasi ka shprehur edhe dëshirën e saj për të pasur një fëmijë, dëshirë të cilën nuk e ka shprehur kurrë më parë.