Politikë

Ashpërsohet gjuha, Rama: Uroj të mos e bëjnë mitingun mbyllës te Shefqet Ndroqi, reagon PD

Gjatë takimit me banorët e Kombinatit, zonë e prekur nga tërmeti i nëntorit 2019, kryeministri Rama, në fund të fjalës së tij para firmosje së 10 kontratave për familjet që do të futen në shtëpitë e reja në Kombinat, Rama ironizoi opozitën kur tha se shpreson që ata që ishin te mitingu i Lulzim Bashës, të mos përfundojnë duke e bërë mitingun e mbylljes te spitali COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi.

Rama nuk la pa thumbuar as kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të cilin duke iu referuar kohës kur kryedemokrati drejtonte Bashkinë e Tiranës, tha se e ktheu kryeqytetin “në një nevojtore”.

Si mund të votosh ato që e bënë Tiranën copash. Nuk të pëlqen Lali, Lali është gjëja më e kollajshme, merr telekomandën zhduket Lali nga televizori. Nuk të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, hiqe nga ekrani. Kur vjen puna për të zgjedhur se kush do të bëjë punën do të merresh me punën apo do të merresh me gunën. Të rikthesh ato që e bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nevojtore nga të katërt anët. Nuk e bën njerëzit e bëri politika e rënë në duart e gabuar. E kishte Tirana, e kishte katër vjet ça bëri u kthye në anën tjetër sa herë që i vinte zëri zgjoi se ka punë Tiranë. Me tramvaj erdhët sot, ku është tramvaj, do ishte tramavaj me orare fikse. Tramvajn prapë do marrin ato që mendojnë se do të bëjë ndonjë punë.

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për “papërgjegjshmëri”, në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës.

Në përgjigjen e saj, PD thotë se “rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”

Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.