Modelja e njohur Ashley Graham ka zbuluar para dy muajsh se është duke pritur binjakë dhe reagimi i saj dhe bashkëshortit ishte për të mos u humbur. Modelja 33-vjeçare njoftoi më parë se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Justin Ervin. Dyshja kanë dhe një djalë 19-muajsh, të quajtur Isaac Menelik.
Ndërsa ajo po përgatitet që të sjellë në jetë djemtë e saj binjakë, duket se modelja po përballet gjithashtu dhe me komentet negative të ndjekësve. Shkaku? Trupi i saj dhe shenjat e strijave.
Modelja 33-vjeçare u përgjigj ndaj një komenti i cili foli për strijat e saj dhe se si ato do të ndikonin në karrierën e saj. Ashley kishte postuar një galeri me fotografi në llogarinë e saj në Instagram, me mbishkrimin:
Zemra është plot këtë vjeshtë.
Në një video, Ashley dukej me barkun e saj të rrumbullakosur ku e tregoi qartë me një triko me kopsa të zbërthyera. Pavarësisht se Ashley ishte krenare me trupin e saj dhe shfaqej e lumtur që për pak do të sjellë në jetë dy djemtë e saj, nuk mungoi një koment negativ nga një ndjekës.
Kam pasur binjakë, por nuk kam pasur strija. Shpresoj që kjo të mos ndikojë në karrierën tënde.
Graham ripostoi komentin dhe i dha përgjigjen që meritonte, me ironi.
Zot! Shpresoj që të kem ende një karrierë me strijat e mia.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Ashley ka folur më shumë mbi shtatzëninë e saj dhe se si ajo po përgatitet që të mirëpresë fëmijën që do të vijë në jetë në fund të këtij viti. Ajo pranoi se kur u bë nënë për herë të parë me Isaac, mësoi se në fakt ka më pak përgatitje për t’u bërë se sa mendohet. Graham, ka dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale.