Lifestyle Travel

Asgjë nuk të ndal të eksplorosh botën, as mosha…/81-vjeçaret që kanë vizituar të 7 kontinentet!

81-vjeçaret Sandy Hazelip dhe Ellie Hamby janë shoqe prej 20 vitesh dhe kanë shpirtin e aventurës. Ato janë duke i vërtetuar kujtdo se mosha nuk ka rëndësi nëse do të eksplorosh botën. Sandy dhe Ellie donin të festonin 80 vjetorin e tyre në një mënyrë të veçantë. Ato vendosin të udhëtonin botën për 80 ditë dhe deri tani kanë vizituar 18 vende të ndryshme në 7 kontinente. Përgjatë këtij udhëtimi, kanë parë vende spektakolare si Taj Mahal, Everestin dhe Ishullin e Pashkëve.

Dy të moshuarat, të cilat janë përdoruese të rrjeteve sociale, kanë hapur edhe një llogari Instagrami, ku ndajnë pjesë të ndryshme të udhëtimit të tyre. Ato zakonisht publikojnë video ku tregojnë eksperiencat, ndodhi interesante si dhe çfarë i shtyu ta ndëmerrnin këtë hap të guximshëm. Sipas dyshes, ky udhëtim supozohej të bëhej disa vite më parë, por ardhja e pandemisë ndikoi në shtyrjen e tij derisa kuptuan se mosha po kalonte.

Tani qëllimi i tyre është të vizitojnë të gjitha mrekullitë e botës si piramidat e Gizës dhe Murin e Madh Kinez ndër të tjera. Sandy dhe Ellie gjithashtu kanë rrëfyer për mënyrën sesi janë njohur në Zambia gjatë një misioni mjekësor gjatë punës.

Udhëtimin asnjëra prej tyre nuk e ka për herë të parë pasi kanë vizituar 107 vende të botës përpara se të nisnin këtë iniciativë. Këshilla e tyre për të rinjtë që duan të udhëtojnë është ulja e shpenzimeve për fjetjen në mënyrë që të bëni më shumë aventura.

Ne kemi qëndruar në disa hotele unike. Të preferuarat tona ishin rreth 13 dollarë nata.