Këngëtarja e njohur Fifi, po vazhdon përgatitjet për projektin e ri muzikor. Ajo disa ditë më parë ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa nuk zbuloi më shumë rreth asaj se çfarë po sjell. Në një postim të radhës të bërë në InstaStory, bukuroshja më në fund ka treguar se po vjen në një bashkëpunim me artistin Gent Fatali.
E pyetur nga një ndjekës se ‘kur po vjen me një këngë të re’, ajo shtoi javën tjetër duke bërë tagg Gent Fatalin. Ndërkaq, Fifi prej disa muajsh është në një romancë dashurie me Adis Patushin, i njohur për publikun si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit. Së fundmi, Fifi ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj të zemrës. Teksa janë krah njëri-tjetrit, këngëtarja ka bërë edhe një dedikim, ku zbulon edhe detaje nga lidhja e tyre.
Përpos gjithë zhurmës që krijoi brenda qëndrimit të saj në “BBV”, këngëtarja kurrë nuk e la muzikën mënjanë dhe vetëm pak kohë më parë solli një super hit siç ishte ‘Diell’ që ende dëgjohet kudo. Por jo vetëm kaq, një bashkëpunim tjetër me dy miqtë e saj më të mirë, njëkohësisht ish-banorë të ‘BBV’ duket se po korr një sukses dhe këtë herë ndërkombëtar. ‘Hana’ u lançua me videoklip nga tre artistët dhe jo vetëm që u pëlqye shumë, por ka arritur të renditet në vendin e 30-të nga video-t muzikore në botë.