Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Së fundmi i ftuar në një intervistë Mozzik ka folur për albumin e ri dhe jetën personale, ku është shprehur se partnerja e tij e re Lotina është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këto 28 vite jetë.
Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër…Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë
Pak muaj më parë reperi i njohur Ledri Vula në këngën e tij të re ka përmendur në tekstin e saj ish-bashkëshorten e Mozzik, reperen Loredana. I pyetur për këtë fakt ditën e djeshme në një intervistë Mozzik u shpreh.