Së fundmi aktorja e njohur Dakota Johnson dha një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet. Ajo deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë.
Gjumi është prioriteti im numër një në jetë.
Më pas ajo zbuloi se nuk ka orar të planifikuar zgjimi çdo ditë. Në vend të kësaj, planifikon rutinën e saj të gjumit në baza ditore.
Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam pushim të hënën, do të fle sa më shumë që të mundem.
Aktorja vuri në dukje se ajo ushtrohet pesë ditë në javë, duke bërë një përzierje të jogës, pilates, stërvitjes me pesha dhe sigurisht meditimin.
Unë bëj meditim transcendental. Kohët fundit më ka ndihmuar shumë me ankthin.
Në një intervistë në vitin 2020, Dakota foli për trajtimin e depresionit që në vitet e saj të adoleshencës. Ndërkaq, rikujtojmë se Sony ka publikuar trailerin e tij të parë Spiderman ose më mirë Spiderwoman për filmin e tyre të ri “Madame Web”. Dakota Johnson dhe Sydney Sweeney luajnë rolet e tyre dhe shfaqen në trailerin e filmit i cili menjëherë ka arritur një vëmendje shumë të madhe dhe ka numëruar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Johnson do të luajë Cassandra Webb në rolin kryesor. Webb pëson një aksident që i jep asaj aftësi për të parë në të ardhmen. Është një fuqi që ajo përdor për t’u përballur me disa nga kërcënimet më të rrezikshme në botë dhe e shtyn atë të krijojë një partneritet me tre vajza të reja që punojnë së bashku për të luftuar keqbërësit dhe armiqtë më të këqij të shoqërisë, më së shumti një personazh i keq Spiderman.