Celebrities Gossip Showbiz

As Einxhel, as Dagz dhe as Monika! Ja kush është i vetmi person që e di gjininë e bebit të çiftit!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ ditën e sotme nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

Çfarë ndodhi me ‘ishalla një djalë’? Ndaje mendjen që të bien rehat dhe portalet. Uroj të duroni deri atëherë meqë po duroj dhe vet kaq shumë. Mos më pyesni mua sepse nuk e di gjininë. E vetmja që e di është halla e vet. Ajo që prej disa javësh po torturohet të na e mbajë sekretin. Halla duro dhe pak eee…

Pavarësisht kësaj vetë Einxhel dhe Dagz nuk kanë reaguar ende. Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.