Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio artistja më e re në moshë, Livia për të promovuar këngën e saj më të re të titulluar “Ska mo”. Por se si ka nisur pasioni për këngën fillimisht, Livia na thotë se:
Pasioni im për këngën ka nisur që e vogël. Kam marrë pjesë në disa festivale fëmijësh madje para 3 vitesh kam marrë pjesë me ‘Alar Band’ te “Kënga Magjike'” Tani erdhi ‘bumi’ im i madh, kam dal me këngën time si soliste. Mendoj që edhe mosha është e përshtatshme për temën e këngës që kam.
18-vjeçarja e talentuar na tregon më shumë rreth tematikës së këngës. A është ndonjë histori e saja personale?
Edhe ka edhe nuk ka lidhje me mua por më tepër doja që të shihnin veten e tyre edhe vajzat e tjera që bëjnë shumë për një njeri por nuk e marrin dashurin mbrapsht. Më kanë pëlqyer ZZAP&CHRISS dhe i thash mamit: ‘hajde shkojmë e flasim sepse unë talentin e kam’. Që 6-vjeçe kam kuptuar që kam talent për të kënduar. Gjyshja ime e ka zbuluar talentin tim për këngë dhe i thonte mamit: ‘Kjo vajzë ka vërtetë talent, pse mos ta çojmë diku’. Gjithmonë krah meje është familja ime, më mbështesin shumë. Është rrugëtim i vështirë por me pasion dhe dashuri çdo gjë arrihet. Aktualisht kënga gjendet në të gjitha platformat.
Planet për të ardhmen cilat janë?
Jam duke menduar për një projekt të ri. Bashkëpunimi do të jetë përsëri me ZZAP&CHRISS dhe besoj që nga vera do të kemi një hit.