Ylli i muzikës pop Madonna ka treguar interesin e saj të madh për të bashkëpunuar me Kendrick Lamar, duke lavdëruar albumin e ri të reperit “Mr. Morale & The Big Steppers’. Ylli i popit i bëri komentet teksa ishte në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ajo u shfaq për të promovuar albumin e saj të ri remix “Finally Enough Love: 50 Number Ones”.
Albumi përmban një mori bashkëpunimesh të Madonna-s gjatë gjithë viteve mes tyre me Britney Spears, Justin Timberlake, Nicki Minaj dhe Swae Lee. Fallon shfrytëzoi rastin për ta pyetur nëse ajo kishte një bashkëpunim ëndrrash që ende nuk ishte realizuar.
Ka një artist që e adhuroj më shumë se çdo gjë në jetë dhe do të doja të bashkëpunoja me të dhe ky është Kendrick Lamar. Albumi i tij i ri është historik. I shkëlqyeshëm pa masë. Është çmenduri.
Diva e muzikës pop siç dihet ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por një ngjarje e ndodhur tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj. Ylli 63-vjeçar zbuloi se performanca e saj ikonike “Like a Virgin” gjatë ndarjes së parë të “MTV Video Music Awards” në vitin 1984 gati i dha fund karrierës së saj. Madonna ishte vetëm 26 vjeçe atëherë kur u ngjit në skenën e MTV për të performuar këngën hit dhe këpuca i rrëshqiti.
Ndërsa ajo u përkul për ta kapur, uli aksidentalisht fustanin e saj duke u ekspozuar nga mbrapa. Rikujtojmë, se 63-vjeçarja ka zbuluar gjithashtu se ajo po bën regjinë për filmin e saj, për veten e saj, në një përpjekje për të ndaluar që “burrat mizogjenë” ta godasin atë. 63-vjeçarja aktualisht është duke punuar në një biografi të gjatë për jetën dhe karrierën e saj në industrinë e muzikës.