Fansat e artistit Jon Batiste do të duhet të presin edhe pak për të parë live performancën e tij. Të enjten, fituesi i Grammy-t njoftoi se ai dhe ekipi i tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe për këtë arsye janë detyruar që ta shtyjnë performancën e ardhshme në Carnegie Hall. Këngëtari, 35 vjeç, më pas anuloi edhe pjesëmarrjen e tij si drejtues bande në “The Late Show with Stephen Colbert”. Në një deklaratë për shtyp u shpreh:
Falenderoj të gjithë mbështetësit e mi për dashurinë dhe mirëkuptimin e tyre. Shihemi së shpejti.
Muzikanti kishte ndarë disa foto në rrjetet sociale nga provat e tij përfshirë edhe mëngjesin e së enjtes dhe shprehu emocionet e tij për të shtunën, që ishte caktuar të ishte edhe data e premierës së tij. Të dielën, ai ndau një video të tij duke luajtur në tastierë dhe duke u praktikuar për natën e madhe.
Dita e 3-të e provës AMERICAN SYMPHONY ka përfunduar. Ne u argëtuam në fund të provës së baterive E-mu SP-1200. Ne po përziejmë traditat dhe po rimendojmë muzikën klasike. Jam shumë mirënjohës që po jap premierë simfoninë time të parë dhe ndaj skenën me një kast muzikantësh shumë të larmishëm! Shihemi në @carnegiehall më 7 maj .
Ndërkohë, të hënën, muzikanti i njohur i “We Are” mori pjesë edhe në eventin më të madh të modës “Met Gala” i veshur me Ralph Lauren dhe performoi gjithashtu në ceremoni. Muajin e kaluar, Batiste foli me PEOPLE pas pesë fitoreve të tij Grammy dhe performancës mahnitëse në shfaqjen e çmimeve, duke e quajtur atë një “moment të bukur”.
Pavarësisht të gjithave kjo gjë nuk do ta ndalojë Jon që të vazhdojë të shkëlqejë dhe të ketë super sukses në karrierën e tij. Pas fitimit të pesë çmimeve “Grammy” dhe shumë të tjera si BAFTA apo edhe Golden Globe, suksesi i këtij artisti sa vjen dhe rritet.