Celebrities

Arti që bashkoi Beyonce, Jay Z me ‘Picasson-n’ e Donaldit, Romeos dhe Elgitit!

Muzika e kohëve moderne tanimë jo vetëm po dëgjohet por edhe shikohet. Rrjedhimisht duhet të jetë e bukur jo vetëm për veshin por edhe për syrin, ndaj artistët po i kushtojnë rëndësi shumë të madhe edhe videoklipeve. Duke menduar për çdo detaj, si nga vendi, veshjet, protagonistët dhe gjithçka tjetër.

Në klipet muzikore si të artistëve ndërkombëtarë ashtu edhe shqiptarë kemi parë të xhirojnë shpesh në vende nga më të ndryshme e një ndër të preferuarat duket të jenë edhe muzetë. Ky artikull na lini të theksojmë se nuk lindi nga hiçi, por diçka na u kujtua nga kënga që sapo u publikua nga treshja e famshme Donald, Romeo, Elgit.

Jo nuk do flasim a i dedikohet Borës (megjithëse kemi kapur disa detaje të vogla), por për një ‘ngjashmëri’ me këngën hit ‘Apeshit’ nga dyshja ikonike, Beyonce dhe Jay Z. Nëse rikujtoni këngën e publikuar nga dyshja në qershor të 2016-ës ku përpos këngës shumë të suksesshme ashtu siç nuk ka dyshime kur bëhet fjalë për dy artistë si ata, por videoklipi asokohe u diskutua shumë.

Klipi i ‘Apeshit’ u xhirua në muzeun e ‘Louvre’, arsyeja kryesore pse pati atë bujë, pasi përpos madhështisë së vendit në disa vende është e ndaluar të fotografosh apo filmosh. Pas videoklipit ‘Apeshit’, në muzeun e ‘Louvre’ pati një rekord vizitorësh me një rritje 25% .

E duket se të filmosh videoklipin në muze arti është një promovim i mirë jo vetëm për këngën, por edhe për vendin. Këtë gjë kanë bërë dhe tre djemtë tanë në projektin e tyre më të ri ‘Picasso’. Gjatë skenave të xhiruara, mund të shohim disa nga vendet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, i njohur ndryshe si muzeu i ikonave.

Epo, urojmë që vëmendjen e projektit të çunave mos ta marrë vetëm teksti i këngës, por edhe arti që ata kanë promovuar…