Sport

Arteta pas barazimit dramatik me Sitin: Mrekulli që po fitonim me 10 vetë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta”, është shumë krenar për paraqitjen heroike të skuadrës së tij, por sigurisht edhe i zhgënjyer për mënyrën sesi ai nuk mori dot një fitore të madhe në “Etihad”.

“Ishte një mrekulli që ne kryesuam ndaj Mançester Sitit në këtë stadium për kaq kohë me 10 vetë. Jam shumë i kënaqur nga skuadra ime. Bënë një paraqitje heroike”, ishin fjalët e para të trajnerit spanjoll. Pas Deklan Rajsit, Arsenali pa një tjetër karton të kuq t’i tregohej Trosardit për një situatë të ngjashme dhe i pyetur për vendimet e arbitrit Majkëll Oliver, ai nuk donte që të bënte polemika:

“Ata nuk i meritojnë komentet e mia. Ju e patë se çfarë ndodhi në fushë. Ne jemi shumë krenarë për atë që dhamë në fushë. Kjo skuadër nuk ka frikë të përballet me një prej ekipeve më të forta dhe ka treguar se është në nivelin për të mundur çdo kundërshtar”.