Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ndërkohë, një tjetër televotim është hapur mbrëmjen e sotme, me një tjetër banor do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”. Të gjithë banorët janë në televotim, me pyetjen:
Kë doni të shpëtoni?
Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e sotme, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.
Kujtojmë se në një televotim mes djemve, Albi Nako është banori që ka lënë shtëpinë e “BBV” pas nominimit që u hap nga Sara, me këtë të fundit që e vendosi me “Kutinë e Pandorës”. Ai ishte në televotim me të gjithë djemtë e shtëpisë, duke u votuar më pak nga publiku për të qëndruar në shtëpi. Ndërkohë, ish-banori nuk kishte një biletë kthimi.