Food & Drink Health & Beauty

Arsyet se pse duhet të keni patjetër bizele në tryezë këtë periudhë!

Bizelet kanë një përmbajtje të lartë vitaminash, gjë që ndihmon gratë shtatzënë për të pasur një shëndet të mirë gjatë zhvillimit të foshnjës në bark. Po ashtu ato ndihmojnë në forcimin e kocave, pasi gjatë shtatzënisë bëhen më delikate. Bizelet janë gjithashtu të shkëlqyera për të luftuar lodhjen.

Në fakt, ato garantojnë vitamina dhe minerale duke përfshirë disa vitamina të kompleksit B, të dobishme për metabolizmin e energjisë, karbohidrate që japin energji të menjëhershme dhe minerale si hekuri që ndihmon për të qëndruar larg dobësisë. Janë një ushqim që kontribuon në nevojën ditore për fosfor, zink dhe magnez, lëndë ushqyese të çmuara për të luftuar vështirësitë e përqendrimit dhe lodhjen mendore.

Bizelet janë një ushqim i pasur me fibra të çmuara për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak dhe amilozë e cila nxit ndjenjën e ngopjes. Shumica e fibrave që përmbajnë kanë një veprim prebiotik. Bizelet ofrojnë antioksidantë që reduktojnë dëmtimin e syve, duke përfshirë plakjen që favorizon shfaqjen e çrregullimeve të lidhura me moshën. Ato ofrojnë luteinë dhe zeaxanthin, antioksidantë që mbrojnë gjithashtu nga dëmtimi i dritës blu nga pajisjet elektronike.

Ushqimet e pasura me fibër ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, problemeve me tretjen etj. Fibra mundet të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës. Fibrën e gjejmë në dy lloje; të tretshme dhe të patretshme. E para ndihmon në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak ndërsa e dyta përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.

Ekspertët këshillojnë konsumimin e 25 deri ne 30 gramë fibër në ditë, të përfituar nga ushqimet dhe jo nga suplemente. Bizelet janë shumë të mira për shëndetin falë përmbajtjes së madhe të fibrës. Gjysmë gote me bizele përmbajnë 3-4 gramë fibër. Përveç saj, bizelet përmbajnë proteinë dhe shumë vitamina dhe minerale si fosfori, kalciumi, apo mangani. Për më tepër, bizelet përmbajnë pak yndyrna.