Siç tanimë e dini sekrecionet vaginale ndryshojnë para dhe pas ciklit menstrual, pas raporteve sekuale të pambrojtura apo kur përdorni pilulën e emergjencës. Ky ndryshim vihet re menjëherë në ngjyrën, sasinë dhe erën e tyre, duke sjellë kështu problematika shëndetësore që mund të kërkojnë trajtim dhe ndërhyrje mjekësore.
Në rast se keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe vini re që në ditët në vijim keni sekrecione vaginale në ngjyrë kafe të shoqëruara me pak gjak, ndoshta duhet të bëni një test ose të konsultoheni me mjekun gjinekolog pasi mund të keni të bëni me një shtatzëni të mundshme. Në qoftë se sekrecionet tuaja vazhdojnë të kenë të njëjtën ngjyrë, por jane me sasi më të bollshme dhe me pak erë atëherë keni vaginozë bakteriale.
Gjatë kësaj kohe do t’ju shfaqen shqetësime të ndryshme si dhimbje gjatë urinimit, ndjesi e vazhdueshme tkurrëse e vaginës, si dhe kruajtje e vazhdueshme e klitorisit. Sekrecionet vaginale mund të ndryshojnë komplet ngjyrë, aq sa të shndërrohen në ngjyrë kafe e errët në gri, në këtë rast keni të bëni me Clamidia, një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kur sekrecionet janë në trajtë shkume, me erë shumë të theksuar dhe ngjyrë jeshile myku, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Shenjat e mësipërme tregojnë praninë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual i shkaktuar nga paraziti Trichomonas. Ndërkaq, për disa gra, dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale është shumë e zakonshme. Rreth 3 nga 4 gra në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se kanë ndjerë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale në një moment gjatë jetës së tyre. “Dyspareunia” është termi shkencor mjekësor për marrëdhëniet e dhimbshme.
Ky term i referohet dhimbjes që mund të ndihet para, gjatë dhe pas seksit. Zbuloni shkaqet e mundshme. Rikujtojmë, se me ardhjen e verës, shumë gra përballen me një problem tejet të bezdisshëm, djersitja në zonën intime dhe aroma e pakëndshme vaginale. Kjo e fundit ndodh për shumë shkaqe duke filluar që nga mungesa e higjienës intime, përdorimi i të brendshmeve të papërshtatshme, regjimi ushqimor i çekuilibruar si dhe mbiprodhimi i gjëndrave apokrine, të cila zhvillohen në zona të pasura me folikula qimesh, si sqetullat dhe zona vaginale.