Përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15.
Ndërkaq, kastravecët turshi duhet t’i konsumoni nëse jeni në stres, sepse ndikojnë në mënyrë preventive kundër zhvillimit të thatit në lukth. Mbrojnë edhe lukthin, por ndihmojnë edhe personat të cilat janë të sëmurë nga diabeti i tipit 2, sepse stabilizojnë nivelin e hemoglobinës, proteinat në qelizat e gjakut në zorrë të cilat transmetojnë oksigjenin.
Kastravecat konsiderohen si perimet e katërta në botë për nga sasia e kultivuar dhe njihen si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm. Ekziston një dallim i madh në mes të turshive të përgatitura në kushte shtëpiake dhe atyre të përpunuara për treg. Në turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues dhe te fëmijët me astmë mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.
Në turshitë industriale ka shumë uthull, kështu që janë më të tharta se turshitë shtëpiake dhe nuk janë kualitative, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Te turshitë industriale, me pasterizim në temperatura të larta ngadalësohen dhe ndërpriten proceset e enzimave. Për fat të keq, pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, nuk përmban baktere të mira por përmban sasi të mëdha të kripës, gjë që nuk është e shëndetshme.