Një stjuardesë ka zbuluar arsyen e fshehtë pse ekuipazhi i kabinës përshëndet pasagjerët kur hipin në avion dhe kjo nuk është vetëm për shkak të mirësjelljes. Rania, nga Austria është një stjuardesë që punon për linjën ajrore hungareze, Wizz Air.
Ajo theksoi se anëtarëve të ekuipazhit u kërkohet të përshëndesin secilin pasagjer, në mënyrë që ata të mund të vlerësojnë nëse pasagjerët janë në gjendje të mirë për të udhëtuar. Nëse udhëtoni i sëmurë ose i dehur është një rrezik për shëndetin sepse mund të shkaktojë ndërprerje të udhëtimit dhe të ndikojë në sigurinë e të gjithëve në bord.
“Stjuardesa ju përshendet jo vetëm nga mirësjellja, por për të kontrolluar nëse jeni shumë i dehur për të udhëtuar ose shumë i sëmurë. Gjithashtu, ne i përshëndesim për të parë se kush do të mund të na ndihmonte në raste emergjente”. Anëtarët e ekuipazhit trajnohen për të kërkuar persona adekuatë të njohur si ABP. ABP-të janë ata që në mënyrë ideale udhëtojnë vetëm, nuk kanë probleme me lëvizjen, mund të flasin anglisht dhe duken sikur janë mjaftueshëm të aftë për të hapur dyert e urgjencës.
Ndërkaq, pasagjerët e kujdesshëm dhe vigjilentë kanë vënë re së fundmi se si anëtarët e kabinës bëjnë një veprim të pazakontë gjatë nisjes dhe aterrimit të avionat. Tani, një stjuardesë ka treguar se pse bëhet ky veprim dhe çfarë shërben për sigurinë e ekuipazhit. Henny Lim, anëtare e linjës ajrore me bazë në Filipine, Cebu Pacific tregoi përmes një videoje në TikTok se pse saktësisht anëtarët e ekuipazhit vendosin duart nën këmbë tek sediljet gjatë këtyre periudhave të veçanta.
Lim shpjegoi se ky në fakt quhet “pozicioni i shtrëngimit”. Ajo shton se ky pozicion përfshin shtrëngimin e rripave të sigurimit, pozicionimin e drejtë të trupit dhe duart të vendosura poshtë këmbëve. “Qëllimi është të mbahet trupi në një pozë të ngurtë në mënyrë që nëse ndodhë diçka nga një emergjencë e paplanifikuar, trupi të ketë më pak lëndime”,-thotë stjuardesa në video.