A e dini arsyen se përse krevatet janë të ngritura nga dyshemeja? Kjo praktikë filloi në Egjiptin e Lashtë dhe vazhdoi më pas në shumë kultura të tjera për të ardhur, deri në ditët e sotme. Kjo sepse njerëzit e kuptuan se ishte shumë ftohtë në dysheme dhe prandaj vendosën që t’i ngrinin nga toka.
Dikur shtëpitë ishin më të thata dhe nga poshtë dyerve hynte ajri i ftohtë, për rrjedhojë u pa kjo zgjidhje praktike që vijon të ndiqet edhe sot. Gjithashtu, në këtë mënyrë, njerëzit mund të mbanin më lehtë shtretërit e tyre të pastër. Në shtëpitë e thjeshta, dyshemetë dikur ishin shumë më të ndotura se sot, dhe e gjithë ajo papastërti zakonisht migronte në shtretër.