Me siguri e dini që duke fërkuar sytë foshnja juaj po thotë që është “e gatshme” për gjumë. Ekspertët thonë që ky reaksion është pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes. Për të zvogëluar tendosjen në muskujt e syve, foshnja pa vetëdije fillon t’i prekë kapakët e syve dhe t’i fërkojë.
Shumica e prindërve ua largojnë duart, duke u frikësuar se do të lëndohen, mirëpo ekspertët thonë që kjo gjë është gabim pasi fërkimi nuk është i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë. Nëse bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dërgon sinjal që diçka tjetër e pengon. Është e mundshme që i ka hyrë pluhur apo ndonjë gjë tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe më tepër situatën.
Mbase edhe “proteston” edhe për shkak të ajrit të thatë në dhomë, i cili ia thanë kanalet e syve. Ndërkaq, shumë prindër e presin me ankth momentin kur fëmija e tyre do të thotë fjalinë e parë. Amanda Jenner, autore dhe eksperte për fëmijë me mbi 20 vjet përvojë flet më tepër mbi këtë temë. Duke folur ekskluzivisht për “Fabulous” Amanda tha:
‘Mama’ dhe ‘Baba’ janë fjalët e para më të zakonshme, e radhës në listë është në fakt ‘bye bye’.
Amanda shpjegon se fjala e parë e foshnjës suaj është një reflektim i rrethanave të tyre.